Hoxha: Hetimi për Metën ka qenë në të njëjtën linjë si me atë të Berishës, por shumë voluminoze

Gazetari, Poli Hoxha i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se hetimi për Metën ka qenë në të njëjtën linjë si me atë të Berishës, por shumë voluminoze.

Hoxha: Duhet të kuptojmë që nuk është dosja e plotë.

SPAK ka kërkuar masën e arrestit dhe njësoj siç e çoi në gjykatë 500 faqe për Berishën, por hetimi për Metën ka qenë në të njëjtën linjë por shumë voluminoze.

Që me rastin e Ahmetajt, strategjia e prokurorisë e hetimit shqiptar ka ndryshuar komplet.

Ata e kapin fillin nga pasuria, pastaj se ku të çon pasuria, kjo të çon nga një përfitim nga CEZ DIA, tek kreditet që në kohën e Ahmetajt, tek tokat, tek shitje blerjet që mundss të kesh bërë.

Dhe këto pastaj dalin dhe krijojnë të gjithë panoramën.

Pavarësisht se në dosje akuzat janë tre prsh ne themi është CEZ DIA, është lobimi dhe operacionet estetike.

Kjo është një Vetting pasurie.