Arrestimi i Metës, Maliqi: Veprim banditesk dhe rrugaçëror i policisë. Shenjë e frikës që ka pushtuar Ramën
Për ekspertin e Policisë së Shtetit, tashmë drejtues i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” e cilësoi një veprim banditesk, antiligjor, rrugaçëror të policisë në lidhje me arrestimin e një dite më parë të Presidentit të PL-së, Ilir Meta.
“Është një arrestim politik i presidentit të PL-së, një nga figurat kryesore për politikën shqiptare, i cili në krahasim me çdo politikan tjetër, është paraqitur sa herë është thirrur nga drejtësia.
Ky është urdhër i bablokut të Surrelit bashkë me kamikazët e tij në polici, të cilët i përdori për këtë ngjarje, ku jo vetëm që u përdor dhunë ndaj Ilir Metës, por iu drejtua pistoleta një qytetari që po filmonte ngjarjen.
Pse duhej të ishte bërë ai rrëmbim banditesk në një kohë kur Ilir Meta kishte lajmëruar konferencë për shtyp në selinë e PL-së.
Rama tani po godet opozitën, për të fituar terren, edhe 5-6 muaj janë zgjedhjet, por nuk e ka stepur aspak opozitën. Protesta e radhës është caktuar më datë 29 dhe duhet të përgjigjemi me të njëjtën mënyrë si policia e shtetit.
Nuk ka rrugë tjetër me këtë sjellje ndaj kësaj qeverie, ku të gjith ë liderët e opozitës mbahen në arrest dhe presion politik”, theksoi ndër të tjera Lefter Maliqi.

