Kikia: Arrestimi i Metës, politik. S'duhej bërë në atë mënyrë, por gjithsesi është i ligjshëm. Policia i dha kosto politike qeverisë me sjelljen e saj

Për gazetarin dhe analistin Mentor Kikia, ajo mënyrë e arrestimit të Ilir Metës, ishte e panevojshme.

Në një intervistë për “Ora News” Kikia theksoi se ishte një arsye për të mos e duartrokitur atë arrestim.

“Sa i përket akuzave ato janë çështje tjetër. Por aty kishte nevojë që dje të prodhohej një ngjarje publike.

Reagimi i ministrit është reagim politik, por di të them që nuk kishte pse të inskenohej ajo histori në një pikë kalimi kryesore.

Gjithsesi zgjedhja është e policisë, është e ligjshme, por nuk jo etike. Dhe hajt të zgjedhim pastaj mes të ligjshmes dhe etikës.

Nuk do të ndodhte asgjë nëse do i shkonte policia në zyrë, por gjithsesi sjellja publike e policisë ka marrë dhe një kosto politike që detyroi dhe vetë ministrin të reagonte.

Fakti është që z. Meta është arrestuar dhe ndodhet në një proces ligjor.

Sa i përket akuzave edhe ndaj Kryemadhit, padyshim që të akuzuarit kanë të drejtën e tyre të mbrohen, si në seanca gjyqësore ashtu edhe në publik. Ndaj zonja Kryemadhi është në të drejtën e saj për t’u mbrojtur.

Arrestimi i një ish-zyrtari të lartë të shtetit është politik, për sa kohë ai është sot në opozitë.

Dhe akuzat ndaj tyre janë politike për aq kohë sa ato janë në krye të politikës”, u shpreh Kikia.