Arrestimi i Metës/ Mehmetaj: Pamjet dhe deklaratat, tregojnë që nuk njihen ligjet e normat
Ish deputetja, Kejdi Mehmetaj në një intervistë në Ora News u shpreh se pamjet dhe deklaratat për arrestimin e Ilir Metës tregojnë që nuk njihen ligjet dhe normat.
Mehmetaj: Sa më shumë i rikthehem pamjeve, por më shumë sesa pamjeve sot edhe deklaratave të zyrtarëve të lartë të këtij shteti lidhur me atë arrestim, më shumë ndihem e neveritur dhe e keqardhur që të gjithë bashkëjetojmë në këtë vend i cili nuk njeh ligje, nuk njeh norma dhe nuk është në gjendje ti qëndrojë larg urëdhrave hakmarrës të pushtetarëve.
Të lexoja sot që në mëngjes deklaratën e ministrit, një paqavure e dalë nga zyra e Ramës dhe e Fugës, që një njeri me oak më tepër dinjitet do duhej të mos shprehej.
Të tjera deklarata që kanë dalë sot gjatë gjithë ditës, më shumë sesa e keqardhur për atë që ndodhi dje, sot kam pasur edhe një ndjesi neverie përkundrejt këtyre njerëzve që duan të shërbejnë në mënyrë kaq të qorrë.
E kam me qëndrimet që kanë dalë gjatë ditës së sotme, kryesisht i referohem padyshim qëndrimit të ministrit të Brendshëm I cili na tregonte ne të gjithëve si qytetarë se si qenkan veprimet e policisë së shtetit.
