Arrestimi i Metës/ Qyno: Rast që kaloi kufirin e kompetencave të policisë, nuk dimë çfarë është bërë brenda në makinë

Gazetari, Elton Qyno i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se rasti i arrestimit të Ilir Metës, është një rast që ka kaluar kufirin e kompetencave të policisë duke vepruar në mënyrë të dhunshme.

Qyno: Rasti i Ilir Metës është një rast që ka kaluar kufirin e kompetencave të policisë duke vepruar në mënyrë aq të dhunshme e aq barbare ku edhe sot u pretendua që ka patur edhe dhunë.

Goditje me kokë dhe goditje me shuplaka ndaj presidentit.

Ajo është vetëm pjesa që është filmuar nga kamerat amatore të qytetarëve por çfarë është bërë brenda në makinë sepse në shumë raste policia edhe të dhunon pasi të fut në makinë dhe deri sa të shkosh në komisariat ke ngrënë drru deri sa njerëzit edhe kanë vjedhur nëpër automjete.

Për mua ato pamje nuk ishin komode, nuk ishin që përfaqësonin një polici në standarte të larta.

Dhe nuk ishin edhe pamje filmike dhe momente të cilat të jepnin përshtypjen që ky individ duhej të arrestohej në atë mënyrë.

SPAK shpeshherë ngre qarqe për individët që thërret, ose i merr telefonin, ose i merr duke i pyetur në mënyrë të gjatë.

Prsh unë kam hyrë në orën 11 dhe kam dalë në datën tjetër.

Mund ta thërrisnin edhe në SPAK që ta pyesnin dhe ta arrestonin aty në ambientet e SPAK.

Është një hetim tipik pasuror në formën e Vettingut. Këtu ka nisur hetimi për një episode dhe është shtrirë hetimi në të gjithë transaksionet bankare.

Ishin marrë aktet e dosjes ku Meta mori pafajësinë nga gjykata e Lartë për çështjen e videos Meta-Prifti.

Ishte hapur dosja e pushuar e CEZ DIA, është rihapur dosja për hetimin pasuror.