FOTO/ Zhegrova merr një dhuratë speciale nga Mbappe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2024, 12:47
Edon Zhegrova e ka marrë një dhuratë speciale.
Ylli kosovar pranoi një fanellë të Real Madridit nga sulmuesi Kylian Mbappe.
Një fanellë e bardhë me numrin 9 dhe e nënshkruar nga ylli francez, i cili u transferua në “Santiago Bernabeu” gjatë verës që shkoi nga Paris Saint-Germain.
“Faleminderit shoku im, Kylian Mbappe”, shkroi përfaqësuesi kosovar në “Instastory”.

