Zëdhënësi i Egnatias skanon fazën e parë: Ja situata në skuadër. Ende nuk jemi aty ku duhet, e rinisim nga 8 dhjetori

Xhevdet Zekaj, Zëdhënës i klubit të futbollit Egnatia në studion e emisionit “Ora Sport” në televizionin “Ora News” bëri një skanim të ekipi në përmbylljes të fazës së parë të Superiores, fazë në të vcilën kryeson Partizani.

“Ne ende nuk jemi skuadra Egnatia. I kemi të gjitha faktorët pozitive, dhe shumë shpejt do të jemi aty ku duhet, jo vetëm për tifozët rrogozhinas, por edhe për vizionin dhe investimin e bërë nga presidenti i klubit.

Ka kohë ende, pasi janë dhe tre faza të tjera. Më 8 dhjetor do e fillojmë me një fitore të Superkupës ndaj Kukësit.

Po rikthehen lojtarët e dëmtuar dhe dy lojtarët e Kombëtares, po kthehet në gjendje maksimale dhe Kasa, dhe kemi një supertrajner” u shpreh Zekaj.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT”