VIDEO/ Lautaro i zbardh faqen Interit në "Olimpico" ndaj Romës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2024, 23:07
Interi mposhti Romën në supersfidën e javës së 8-të të Serisë A. Goli i kapitenit Lautaro Martinez në minutën e 60-të të sfidës, u dhuroi 3 pikë të arta kampionëve zikaltër.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi dhe e pesta në këtë sezon për interistët, që janë pozicionuar në vendin e dytë në renditje me 2 pikë më pak se kryesuesit e Napolit.
Në duelin e radhës Interi do të përballet me Juventusin e vendit të tretë në derbin e Italisë, ndërkohë që Roma luan në transfertë ndaj Fiorentinës.
Për kryeqytetasit kjo ishte disfata e dytë në 8 ndeshje, teksa renditen në vendin e dhjetë me 10 pikë.
⚽️GOAL???????? | Roma 0-1 Inter | Lautaro Martinezhttps://t.co/sj6jOduaGx
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 20, 2024

