Barcelona fiton me “manita” ndaj Sevillas, Lewandowski realizon dopietë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2024, 23:19
Barcelona dhuron spektakël mbrëmjen e sotme, duke marrë një fitore të thellë 5-1 ndaj Sevillas. Ky sukses bën që ekipi i Flick të kryesojë renditjen me 27 pikë, 3 më shumë se Reali.
Pjesa e parë u vendos nga dopieta e Lewandowskit dhe goli i Pedrit. Në pjesën e dytë spikati Torre me dy gola. Te Sevilla goli i nderit erdhi nga Itumbo.
