Bëri diferencën ndaj Vllaznisë, Enriko Papa: Problem në Shqipëri mbetet mungesa e punës me akademitë e futbollit

Mesfushori i Laçit, Enriko Papa, i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport” në televizionin “Ora News” u shpreh i lumtur për fitoren e arritur ndaj Vllaznisë në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Superiores.

“Në skuadër ka lojtarë të mirë dhe të talentuar. Cilësia është e njëjta, si në Turqi, si në Rumani dhe në Shqipëri ku kam luajtur.

Problemi është se nuk punohet me akademitë këtu. Atje i japin rëndësi të madhe, këtu nuk punohet fare dhe lojtarët kanë shumë mangësira.

Por kur vijnë herët në ekipet e para atëherë punohet më shumë me ta, siç kemi ne Ajazin në ekip sot”, u shpreh Papa.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT”