VIDEO/ Ish-mbrojtësi i Partizanit shënon supergol me roveshatë në Hungari

Ish-mbrojtësi i Partizanit, Eneo Bitri, ka gjetur golin në Hungari.

Në minutën e 72-të të sfidës, ai shënoi një supergol me roveshatë duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit për të reaguar.

Bitri riktheu baraspeshën pasi sfida u zhbllokua në minutën e 25-të nga Kroizet.

Sfida u vulos nga shoku i tij i skuadrës në minutën e 83-të duke shënuar golin e fitores.

Ndeshja mes Zalaegerszegit dhe Gyorit u mbyll me shifrat 1-2.

SHIHNI GOLIN E BITRIT