Gvozdenoviç i lumtur: Fitorja ndaj Bylysit ishte e vështirë, sepse ishim në presion për pikët, dhe ia dolëm në fund
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2024, 22:17
Trajneri i klubit të futbollit Skënderbeu Ivan Gvozdenoviç në një intervistë për moderatoren Vjosana Nozllaku për emisionin “Ora Sport” në televizionin “Ora News” u shpreh se ndeshja ndaj Bylisit ishte shumë e vështirë.
“Ishte një ndeshje plot presion sepse kishim nevojë për pikët. Një bravo për çunat.
Sot nuk ishte një ndeshje e bukur, edhe fusha nuk ishte perfekt, ishte një ndeshje me shumë fragmente të humbura, pritëm një moment dhe ai erdhi në minutën e 83-të.
Ne kishim një skuadër të mirë që luanim mirë, por nuk kishim fitore.
Tani fillon faza e dytë por akoma nuk jam i kënaqur por jam i sigurtë që shumë shpejt do të vijë momenti i mirë për Skënderbeun”, u shpreh tekniku Ivan Gvozdenoviç.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT”


