VIDEO/ Muriqi fiton duelin ndaj Balliut në La Liga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2024, 17:57
Një gol i Vedad Muriqit në minutën e 76-të i ka dhënë tri pikët Mallorca në ndeshjen përballë Rayo Vallecanos.
Në minutën e 76-të, lojtari dardan dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën vendase në Estadi Mallorca Son Moix (Palma de Mallorca).
Rikthim fantastik i Muriqit, pasi vjen nga një dëmtim që e la jashtë fushe për disa javë. Në këtë sezon, 30-vjeçari numëron 2 gola me Mallorcan.
Në fushë ndërkohë te Vallecano ishte edhe Ivan Balliu, duke u aktivizuar si gjithmonë titullar.

