KONGRESI I SINDIKALISTËVE/ "Statusi i Minatorit" dhe "Pensionet", Kalaja: Angazhim për të drejtat e punëtorëve
Nga Gisela Çotaj Përditësimi i fundit 19 Tetor 2024, 19:35
Kongresi i 8-të i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërise bëri bashkë përfaqesuesit e punëtorëve që punojnë në industrinë e rëndë nga i gjithë vendi, për të diskutuar sfidat dhe mbrotjen e të drejtave te tyre.
Kryetari i Bashkimit të Sindikave të Pavaruara të Shqipërisë Gëzim Kalaja teksa bëri një rezume të të gjithë aktivitetit sindikalist vlersoi kontributin e tyre ne mbrojtjen e te drejtave.

Në panel, Kalaja ngriti si shqetësim marrjen e Statusit të Minatorit dhe Pensionet.
Në kongres u trajtua i gjithë aktiviteti sindikalist, si dhe sfidat që është ndeshur Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Shqiptare duke nisur që nga 1991-shi, greva e parë e përgjithshme e minatorëve me përmasat më të mëdha në vend.
