KURAT PËR SHËNDETIN SE*KSUAL/ “Spitali Amerikan 3”, diagnostifikim i shpejtë, pajisje moderne për shërimin

Problemet e shëndetit seksual krijojnë shqetësime që shkojnë përtej aspektit fizik, duke ndikuar edhe në shëndetin psiko-emocional.

Çrregullimet hormonale, problemet anatomike, funksionale, neurovaskulare dhe psikogjenike ose ndjenja të ankthit, depresionit dhe uljes së vetëbesimit.

Kirurgu urolog turk, Dr. Faruk Dogan, thekson se diagnostikimi i hershëm është shumë i rëndësishëm dhe në Spitalin Amerikan 3 përdoren metodat më të avancuara e të personalizuara.

Dr. Faruk Dogan: “Përcaktojmë trajtimin që mund të jetë medikamentoz, kirurgjikal ose mini-invaziv. Nëse shkaku është hormonal ose funksional, përgjithësisht zgjedhim trajtimin medikamentoz.

Ndërsa për probleme anatomike ose vaskulare, ofrojmë ndërhyrje kirurgjikale ose alternativa mini-invazive. Për anatominë, formën dhe zgjatimit të organit mashkullor, përdorim proteza penile dhe teknika mini-invazive me anestezi lokale.

Po ashtu, për pjesën funksionale, injektojmë acid hialuronik, PRP, qeliza staminale, botoks dhe terapi me valë ekstra korporale”.

“Spitali Amerikan” trajtim adekuat dhe ndërhyrje estetike nga mjekë ekspertë me teknika moderne dhe mini-invazive.

Dr. Faruk Dogan: “Për çrregullimet hormonale, problemet me dëshirën seksuale, orgazmën, stimulimin seksual dhe dhimbjet, ne ofrojmë trajtime që përfshijnë zëvendësim hormonal ose kremra me aplikim lokal.

Për estetikën gjenitale femerore, kryejmë vaginoplastikë, labioplastikë dhe klitoroplastikë. Gjithashtu, teknikat jo kirurgjikale me lazer për ngushtimin vaginal janë efektive edhe për dhimbjen.

Për të rritur orgazmën rekomandohen injektimet PRP ose ekzozomet, ndërsa për vaginismus rekomandohet injektimi i botox. Për problemet e lëkurës në zonën gjenitale, ofrojmë zgjidhje dermatologjike”.

Me fokus në cilësinë e shërbimeve dhe mirëqenien e pacientëve, “Spitali Amerikan” jep zgjidhje të problemeve shëndetësore, një ambient të sigurt e mbështetës në çdo hap të procesit.