''Ministria, prioritet sektorin e bletarisë'', Lilo: Bletarët po përballen me situatë të vështirë edhe si pasojë e shtimit të pesticideve

Përgjegjës i Sektorit të Epidemiologjisë, MBZHR, Ali Lilo i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ moderuara nga Granit Sokolaj në Ora News u shpreh se Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë të ketë një prioritet sektorin e bletarisë.

Lilo theksoi se bletarët po përballen me situatë të vështirë edhe si pasojë e shtimit të pesticideve.

Lilo: Është miratuar ligji për bletarinë.

Ky ligj aktualisht në fuqi dhe ka nevojë edhe për mbështetjen për aktet nënligjore të cilat kanë edhe ato kohën e tyre dhe të marrë fuqi të plotë në mbështetje të blegtarëve.

Bletët kanë ekzistuar shumë kohë para njerëzimit, por aktualisht bletët dhe bletarët po përballen me situatë të vështirë në kuadër të ndryshimeve klimaterike, në kuadër të shtimit të pesticideve.

Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë ta ketë një prioritet sektorin e bletarisë nga të dhënat të cilat disponon ministria por edhe nga INSTAT për tre vitet e fundit, për vitin 2022 numri i bletarëve ka qenë 15087 bletarë.

Për vitin 2022 numri i bletëve ka qenë 479 mijë dhe në të cilën këto bletë mbarështoheshin nga 15087 bletarë.

Për vitin 2023 numri i bletëve ka kaluar në 518700 dhe për vitin 2024 numri i koshereve ka shkuar mbi 600 mijë.

Në dy vitet e fundit kemi një rritje prej 10% të numri të bletarëve dhe 25% të numrit të koshereve.

Numri në rritje ka ardhur edhe nga mbështetja që ka dhënë ministria.