Korro: Duke nxitur mbështetjen për bletarinë, mund të kalojë edhe në sektorin e vetëpunësimit
Pedagog, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, UBT, Kastriot Korro i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ të moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News u shpreh se duke nxitur mbështetjen për sektorin e bletarisë, ky sektor mund të kalojë edhe në sektorin e vetë punësimit.
Korro: Duke u marrë me mjaltin, ju besoj se do të bëheni të rrëshkitshëm të paktën në dyert e qeverisë.
Jam shumë i çliruar sepse është vërtetuar ajo që kam thënë unë para tre vjetësh që ky sektor do të shtohet.
Janë 15-16 mijë bletarë që janë të regjistruar në sistem.
Unë nuk mirëkuptoj vizionin e kufizuar të atyre të cilët drejtojnë sot politikat në Bujqësi.
Ose të atyre që sot drejtojnë bujqësinë shqiptare.
Shteti ynë nuk është i përgatitur për këtë sektor.
Ky sektor mund të kalojë i dyti fare.
Komuniteti i bletarëve nuk është thjesht komuniteti i fermerëve.
Formalizimi i sektorit do të thotë shteti me politika të studiuara mirë nga ekspertë duhet të përgatisi formalizimin e gjithë bletarëve sepse aq janë shifrat por ka akoma.
Duke formalizuar dhe duke nxitur edhe suportin dhe mbështetjen ata kalojnë në sektorin të vetë punësimit.
Duke u suportuar që mjalti shqiptar të eksportohet edhe jashtë, ky sektor mund të ketë edhe dyfishim.
