EKSPORTET/ Shtatori rrit me 36 për qind të mallrave të nisura nga Shqipëria

Shtatori ka shënuar një mëkëmbje të mallrave shqiptare që nisen drejt shteteve të tjera. Sipas INSTAT-it, krahasuar me gushtit eksportet u rritën me 36 për qind. Edhe importet njohën një shtesë me 3 për qind

Muaji shtator ka shënuar një rritje prej 36 për qind të eksporteve krahasuar me shifrat e gushtit.

Megjithatë, INSTAT raporton se sipas të dhënave të një viti më parë rënia ka qenë me minus 8.5 për qind.

Sa i përket nëntë mujorit, të ardhurat arritën në 286 miliardë lekë me një rënie prej 14.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Tekstilet dhe këpucët sërish kanë shënuar rënien më të madhe e më pas mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike.

Megjithatë, ushqimet, pijet, duhani, makineritë dhe pjesët e këmbimit kanë pasur rritje.

Nga ana tjetër, importet e mallrave arritën vlerën 71 miliardë lekë, duke u ulur me -3,1 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 3,0 %, në krahasim me Gusht 2024.

Mineralet, lëndët djegëse, tekstilet e këpucët janë produktet që kanë hyrë më pak në Shqipëri nga shtete të tjera.

Ndërsa në shifra më të larta janë makineritë e pjesët e këmbimit si dhe ushqimet pike e duhan

Në këtë situatë, deficiti tregtar arriti vlerën 380 miliardë lekë, duke u rritur me 19,8 për qind.

Në muajin shtator 2024, Italia, Kosova e Greqia kryesuan listën e vendeve që kërkuan më pak mallra shqiptar, ndërsa Spanja ka pasur një rritje më 67 për qind.

Sa i përket importeve, Italia, Zvicra e Maqedonia Veriut janë shtetet me rënie të dërgesave dhe Kina, Greqia e  Turqia shënuan rritje.