Berisha i drejtohet Ramës: Po ç’gojë ke ti të flasësh për kujdes shëndetësor, në një kohë që le të sëmurët në mëshirën e sëmundjeve

Berisha:"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më miqësore, mirënjohjen time më të pakufishme për ju, qëndrestare e qëndrestarë të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Për oratoret e oratorët e kësaj platforme të fjalës së lirë, që përcjellin të vërtetat në të katër anët e vendit. Një përshëndetje të veçantë për deputetin Ervin Salianji, i burgosur politik në burgjet e narkodiktatorit Edi Rama Përshëndetje të gjithë demokratëve që për qëndresën e tyre, përballen me persekutimin dhe ndjekjen policore të narkoregjimit. Miqtë e mi!

Sot kryehajduti i kombit i të gjitha kohërave, zgjodhi me një cinizëm ekstrem tu flasë shqiptarëve përsëri për labaroskopinë e tij. Të flasë sikur të ishte nën efektin e drogave, jashtë çdo realiteti. Tani do ti shtrojmë disa pyetje. Ti që rrah gjoksin në kujdesin shëndetësor që u tregua ndaj teje, ke ndjenja njerëzore ti. A ekziston njerëzia, humanizmi si vlera morale, në të cilat shpirti yt është si një trung i thatë, i zhveshur totalisht prej tyre.
A tu kujtuan ty tek notoje në një det kujdesi, ilaçesh dhe mjekimesh ku nuk të mungonte asgjë, të sëmurët që u shkurtoje jetën sepse me ministrat, nënpunësit e tu, u vidhje ilaçet.

U vidhje paratë e ilaçeve, ilaçeve për të përballuar jo herniet e tua, por sëmundjet më të rënda që kapin njeriun. Po ç’gojë ke ti të flasësh për kujdes shëndetësor, në një kohë që le të sëmurët në mëshirën dhe kthetrat e sëmundjeve, sepse me ministrat dhe drejtorët u vidhni ilaçet, u vidhi vitet e jetës, u shkatërroni shëndetin, kryeni krime kundër njerëzimit

Për të bërë të besueshëm narrativën e tij, ai lidhi ndërhyrjen e tij mjekësore, me firmosjen, me hapjen e negociatave që janë hapur para katër vitesh.

Edi Rama, negociatat u hapën katër vite më parë dhe u rihapën këtë javë pas 11 viteve mashtrime, mashtrime, dhe vetëm mashtrime.

Negociatat janë hapur dhe çdo shqiptar duhet ta dijë, se janë hapur tërësisht për shkaqe gjeostrategjike.

Partia Demokratike si lokomotivë e proceseve integruese, si një parti që mbështet dhe konsideron integrimin e shqiptarëve në BE si të ardhmen më të mirë të tyre, deklaron para shqiptarëve dhe botës se përveç kriterit gjeostrategjik, narkoregjimi i Edi Ramës nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin në BE.

Narkoregjimi i Edi Ramës, si asnjë vend tjetër i Europës, ngjashëm me Tunizinë e Sajedit, Venezuelën e Maduros, është vendi i arrestimeve, burgosjeve, atentateve, sulmeve fizike, marrjes së mandateve në rrugë antikushtetuese të lidërve, parlamentarëve, qeveritarëve vendor, eksponentëve të opozitës.

Edi Rama, ti je turpi, je turpi i Europës, je turpi i vendeve të lira të botës. Je turpi i botës, bashkë me Maduron, bashkë me Llukashenkon.

Dhe u garantoj se shpejt banesa turpit të historisë të pret, atje ku kanë përfunduar të gjithë narkosit, diktatorët si puna jote.

U mburre sot në atë monologun që bën, se Shqipëria e viteve ’30, qytetarë dhe qytetare një gjë u garantoj, se me Edi Ramën, drejtimi i Shqipërisë është drejt krimit, drejt drogës, drejt varfërisë, drejt zbrazjes së Shqipërisë.

Me Edi Ramën, drejtimi i Shqipërisë është drejtimi i shndërrimit të fondeve publike, pasurive publike të Shqipërisë, në parajsë për Edi Ramën, në parajsë për organizatat e tij kriminale në qeveri, në Skrap, Parlament.

Në parajsë për trafikantët e drogës, bosët e mafias shqiptare.

Drejtimi i Shqipërisë me Edi Ramën, është drejtimi drejt shfrytëzimit kolonjal nga një pushtim i mbarë shqiptarëve.

Drejtimi i Shqipërisë me Edi Ramën, është drejtimi drejt një vendi pa drejtësi, me vetëgjyqësi, drejt një vendi ku qytetarët presin 15 vite për një vendim gjyqësor, ku prokurorë dhe gjykatës special janë në garë të rrjepin sa më shumë qytetarët.

Se si e si, të marrin peng politikanët.

Se si e si ti lëpihen më shumë narkodiktatorit Edi Rama.

Qytetarë dhe qytetare, të dashur miq!

Drejtimi i Shqipërisë me Edi Ramën, është drejtimi më antikombëtar që ka njohur ndonjëherë historia.

Drejtimi i thikave të tmerrshme pas shpine, Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Drejtimi i vendosjes së sanksioneve më të para ndaj Kosovës, nga një horr në krye të Tiranës.

Drejtimi më i keq i përçarjes, shkelmimit të tolerancës fetare dhe bashkëveprimit ndërfetar.

Drejtimi i sulmit të egër, ndaj shumicës myslimane shqiptare.

Drejtimi i shkelmimit të trashëgimnisë tonë të shkëlqyer, laike, i krijimit të shtetit Islamik bektashi, për të krijuar lavatriçen më gjigante të larjes së parave dhe qarkullimit të banditëve me pasaporta diplomatike.

Drejtimi i përpjekjeve demonjake për të copëtuar komunitetin mysliman shqiptar, që ka një trashëgimni të shkëlqyer, fetare dhe atdhetare dhe që kërkon ta shkelmojë ky antishqiptar. Që në aktet e tij tejkalon çdo antishqiptar tjetër në historinë tonë.

Qytetare dhe qytetarë, drejtimi i Edi Ramës është drejtim drejt varfërimit vit pas viti.

Prej 20 vitesh për herë të parë shqiptarët shpallen botërisht, 46 për qind prej tyre të varfër.

Sot dhe unë përgëzoj Dorian Telitin, që ngriti përsëri çështjen e pensionistëve.

Loja me pensionistët shqiptarë, është lojë makbethiane, loja e një njeriu të pashpirt, të pazemër, që pret mezi ti përcjellë nga kjo botë me varfëri dhe mjerim, ata që kanë shkrirë jetën e tyre për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Që u premton, që i mashtron se do të rris aq e kaq dhe në fund u hedhe thërrime sikur të mos ishin qenie njerëzore.

U hedh 700 lek, në një kohë kur kryeministri tjetër shqiptar, në anën tjetër të kufirit në respekt, dhembshuri dhe mirënjohje u shton me një firmë, 100 mln euro në fondin e pensioneve.

U shton me një firmë, 20 për qind të gjitha pensionet e Kosovës.

Pensionistë dhe pensioniste, më thoni pak, cili është në drejtimin e duhur. Ai që vë dorën në zemër dhe vendos që me këto nëna dhe baballarë, gjyshër dhe gjyshe, të ndajë një pjesë të të ardhurave të kombit, apo ky tjetri, ky zuzar, ky i pangopur që vjedh e vjedh ditë e natë, dhe kërkon ti mashtrojë me mashtrime, me 400-700 lek, 700 mijë burra dhe gra që numërojnë kafshatat në shtëpitë e tyre.

Pra drejtimi i tij është drejtimi drejt zbrazjes së Shqipërisë, drejt varfërisë, drejt sundimit të krimit, sundimit të drogës, drejt dhunës dhe terrorit, drejt grabitjes së votës," tha Berisha.