''Bletarisë vitet e fundit po i kushtohet vëmendje e veçantë'', Rraku: Duhet bashkërendim i shoqatave me pushtetin vendor

Odise Rraku, nga “Bleta Joniane” Sarandë, në një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Alert’’ me moderator Granit Sokolaj në Ora News u shpreh se duhet një bashkërendim i punës së shoqatave me pushtetin vendor pë të rritur kapacitetin prodhues të kullotave.

Rraku theksoi se vitet e fundit ka pasur një vëmendje të veçantë për bletarinë.

Rraku: Personalisht mendoj se bletarisë këto dy apo tre vitet e fundit po i kushtohet një vëmendje e veçantë.

Sepse e quaj një sektor të lënë pas dore këto 30 vite.

Puna jonë e bletarëve është e lidhur ngushtë me sektorin e pyjeve pasi varet nga kullotat tona.

Po të shikosh disa statistika të vitit të kaluar, bletaria ka qenë shumë e zhvilluar, vëmendja ka qenë shumë e madhe.

Gjë që nuk ka ndodhur këto 30 vite në vendin tonë.

Nuk është punuar fare për mbarëvajtjen e kullotave, për pyllëzimin e kullotave të djegura, për bashkëpunimin që duhet të kishte pushteti vendor dhe shoqatat.

Nuk ka përse në Tiranë të mbillet pema e Rrapit por mund të mbillet pema e blirit.

Duhet të ishte një bashkërendim i punës së shoqatave bashkë me pushtetin vendor për ta sensibilizuar dhe për të rritur kapacitetin prodhues të kullotave tona që për fatin tonë të keq kullotat tona janë lënë në mëshirë të fatit.

Ne si shoqatë vendore këto dy vite që jemi këtu kemi punuar shumë fort, duke bashkërenduar punën tonë me pushtetin vendor.

Të paktën tek bimët medicianle të vihet një rregull, për mos shfarosjen e bimëve medicinale nga kompanitë që merren me shfrytëzimin e këtyre lloj kullotash.

Personalisht mendoj se skemat mbështetëse nuk janë zgjidhje për bletarët.