Jurgis Çyrbja u dorëhoq pas thirrjes në SPAK, KQZ i jep mandatin e tij të deputetit, Erjon Mekaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2024, 13:40
Erjon Mekaj është zyrtarisht deputet i Partisë Socialiste. KQZ i dha mandatin e deputetit, pas dorëheqjes se Jurgis Çyrbja.
KQZ mori vendimin një ditë pas kryeparlamentarja, Elisa Spiropali shpalli vakancën në Kuvend. Deputeti Erjon Meka ka qenë në listat e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2021.
Jurgis Çyrbja u dorëhoq nga mandati vetëm pak disa pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, por sipas ish-deputetit, kjo nuk kishte lidhje me vendimin e tij.
Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por që ka nevojë të kujdeset për shëndetin. Jurgis Çyrbja u paraqit sërish në SPAK një ditë pasi dorëzoi mandatin dhe u mor i pandehur për “shpërdorim detyre”.