Dedaj: Partitë e reja alternativë, por nëse bashkohen, të ofrojnë një kandidat për kryeministër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2024, 21:53
Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Reldar Dedaj tha se partitë e reja janë alternativë që duhen votuar, por vetëm nëse janë të bashkuara në një koalicion.
Dedaj: E kanë kuptuar mjaft mirë kërkesën e shqoërisë dhe ajo që vë re nga partitë e reja është se kanë një sens të mirë për tu bashkuar. Është thirrja e vetme që kërkon shoqëria, një alternativë, sepse partitë e vjetra nuk janë më alternativa, pasi kanë qeverisur dhe kanë deformuar shoqërinë.
Përballë këtyre, pavarësisht retorikës, ato nuk afrojnë asnjë qasje ndryshe për shoqërinë. Prandaj alternativa e vetme janë partitë e reja dhe tek ta duhen drejtuar qytetarët, por me një kush; që të bashkohen me një listë të hapur dhe me një kandidat konsensual për kryeministër.
