Xhixho: Ky regjim përdori tërmetin për të vjedhur edhe nga rindërtimi i shkollave në Durrës

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar këtë të premte lidhur me skandalin e abuzimeve të publikuar së fundmi në media me fondet e rindërtimit në qarkun e Durrësit.

REAGIMI I XHIXHOS

Ky regjim përdori tërmetin për të vjedhur edhe nga rindërtimi i shkollave në Durrës

Tërmeti i nëntorit 2019, një fatkeqësi për shumë shqiptarë, për qeverinë u bë një rast i artë për të vjedhur paratë e tyre. Rindërtimi u bë mekanizmi që çoi miliona euro në xhepat e qeverisë dhe klientëve të saj, duke u kthyer edhe në një mjet për të blerë votën.

Dhjetëra shkolla janë shembur për t’u rindërtuar, edhe pse nuk kanë pasur asnjë dëmtim. Vetëm sepse duhej vjedhur dhe mbushur xhepat e klientëve të qeverisë apo bashkive.

Rasti i shkollave të Durrësit është një skandal që më shumë sesa abuzimin me fatkeqësinë tregon fytyrën e kësaj qeverie në raport me arsimin. Një qeveri që vjedh arsimin, ka vjedhur shpresën për të ardhmen.