Hitaj: PD është kthyer tek doktrina e forcës së Berishës, Policia nuk duhet të ishte në Kuvend sot

Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Arbër Hitaj tha se në doktrinën që ka Berisha është ajo e një opozitari të fortë, është një ndër krenaritë më të mëdha që ka Berisha dhe PD-ja.

Hitaj: Në doktrinën që ka Berisha është ajo e një opozitari të fortë, është një ndër krenaritë më të mëdha që ka Berisha dhe PD-ja, është ajo e opozitarit të fortë. Kam përshtypjen me largimin e Bashës dhe humbjeve të zgjedhjeve, PD-ja është rikthyer tek kjo doktrinë, e forcës dhe përplasjeve. Noka dhe disa deputetë janë si ata të fortët e lagjes.

Por tashmë politika nuk është më kjo, shqiptarët nuk janë më ata që kanë qenë dikur, jemi në kohën e inteligjencës artificiale dhe një brez tjetër. Pjesa e policisë është e paqartë dhe FNSH-ja nuk duhet të ishte atje. E gabuar prania e FNSH-së.