Shabani: Ato që deri dje kanë qenë parti të mëdha, pas 2025-ës do jenë parti të vogla

Endri Shabani nga ‘’Nisma Thurje’’ i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se ato që deri dje kanë qenë parti të mëdha, pas 2025-ës do jenë parti të vogla.

Shabani: Unë shoh një proces që besoj e shohin shumë shqiptarë që ato që deri dje kanë qenë parti të mëdha, pas 2025-ës do jenë parti të vogla.

Partia e Sali Berishës është për herë të fundit një parti e madhe që futet në zgjedhje.

Është një parti që ai ka zgjedhur të çojë drejt greminës.

Edi Rama po hyn në zgjedhjet e 2025-ës, unë jam i bindur po të shikosh proceset që po zhvillohen përfshi edhe sistemin zgjedhor që ka votuar vetë, do hyjë me dy grupe parlamentare.

Dhe e treta ti po shikon forca të reja të cilat kanë rezistuar.

Ajo që kanë vuajtur partitë e reja në Shqipëri nuk është se nuk ka pasur, por ka pasur vdekshmëri të lartë foshnjore, pra e kanë provuar, janë dorëzuar dhe kanë ikur.

Unë kam parë se në ato zona ku kemi garuar jemi dyfishuar.