Solli 16 emigrantët e parë/ Largohet nga Shëngjini anija italiane "Libra" (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2024, 12:27
Anija “Libra” e Marinës Italiane mbërriti mëngjesin e kësaj të mërkure në Shqipëri, në portin e Shëngjinit, me 16 emigrantë në bord, dhjetë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti.
Pas kontrolleve, ata do të transferohen në qendrën e pritjes së emigrantëve në Gjadër, qendër kjo, e cila ndodhet rreth 15 kilometra nga Shëngjini.
Pas sjelljes së 16 emigrantëve në bregun shqiptar, anija u largua nga Shëngjini, drejt Italisë.
