U paraqit në spital për ndihmë mjekësore, ndërron jetë 73-vjeçari në Vlorë, ishte i dënuar për “Vepra të turpshme”

Një 73-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Policia njofton se i moshuari është paraqitur në ambientet e spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të shpëtojë.

Mësohet se 73-vjeçari është dërguar në spital nga autoritetet e burgut të Vlorës, ku edhe vuante dënimin për veprën penale “Vepra të turpshme.”

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 16.10.2024, rreth orës 09:20, në spitalin e Vlorës, ka humbur jetën shtetasi B. Ll., 73 vjeç, banues në Vlorë, paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

73-vjeçari ishte dërguar për ndihmë mjekësore në këtë spital, nga shërbimet e IEVP Vlorë, ku vuante dënimin për veprën penale “Vepra të turpshme.”

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.