Psikologia Dine: Trendi i zënkave online, ka nxitur më shumë dhunën fizike mes adoleshentëve

Psikologia, Borjana Dine në një intervistë në Ora News u shpreh se trendi i zënkave online ka nxitur më shumë dhunën fizike nëpërmjet adoleshentëve.

Dine: Nisur nga mënyra se si ndodh dhuna apo edhe fenomeni i dhunës sigurisht lidhet me dy kah.

Njëra që vjen nga elementët fizikë, dhe tjetra që vjen nga elementët online.

Trendi i zënkave të stisura dhe të nisura online ka nxitur më shumë dhunën fizike nëpërmjet adoleshentëve.

Rastet e dhunës ndikohen më shumë nga shoqëria.

Nga shoqëria duke qenë se shkolla, është një mundësi për të patur një mjedis shumë herë më të gjerë shoqëror ku individët e kanë shumë herë më lehtë të krijojnë mjedise të reja miqësore, por është edhe një vend me të cilin jo me të gjithë do të ndihen komod dhe miq.

Familja është e rëndësishme në mënyrën edukuese primare të çdo individi.