Video-skandali sek*ual në bashkinë e Kukësit/ Safet Gjici kërkon lirinë, mbahet sot seanca
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2024, 08:58
Mbahet sot në Gjykatën e Elbasanit, seanca për Safet Gjici, i cili ka kërkuar lirimin nga qelia.
Kërkesën e tij sot në 10.00 do ta shqyrtojë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, gjyqtarja Suela Lika.
Në kërkesë, ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk ka dhënë asnjë shkak se cilat janë arsyet që duhet të lërë burgun.
Gjici mendohet se i ka kërkuar lirinë Gjykatës për shkaqe shëndetësore.
