Aksident në Levan, makina përfundon në kanal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2024, 14:49
Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor “Levan-Tepelenë” mesditën e kësaj të diele.
Sipas policisë, drejtuesi i automjetin ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
