E rëndë në Tiranë/ U paraqit në spital për ndihmë mjekësore, ndërron jetë 12-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2024, 20:04
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Tiranë.
Një i mitur 12-vjeç është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga prindërit.
Fatkeqësisht i mituri ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
