Aksident në Ersekë/ ''BMW'' del nga rruga, përfundon në spital çifti i bashkëshortëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2024, 16:32
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Ersekë, ku drejtuesi i një mjeti tip ''BMW'' ka humbur kontrollin mbi makinë dhe ka dalë nga rruga.
Sipas informacioneve të para, drejtuesi me iniciale A .K dhe bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere, kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:15, në fshatin Kodras Ersekë, shtetasi A .K., duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi A.K. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja A. K. të cilët po marrin mjekim në spitalin e Kolonjës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
