''Ishte një Kombëtare apatike'', Cicani: Deklarata e Sylvinhos pas humbjes me Çekinë ishte totalisht e gabuar
Gazetari, Anton Cicani në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se deklaratat e trajnerit Sylvinho pas humbjes me Çekinë ishin të gabuara.
Cicani: Ka qenë një nga ato ndeshje ku do doja ta fikja televizorin që në minutën e 30-të, sepse nuk shikoja asgjë nga ato që kishim parë të paktën në europian ndaj Kroacisë ose qoftë edhe në ndeshjet e Nations League.
Ishte një Kombëtare apatike, në sulm nuk bëmë asgjë sepse nuk kishim një mesfushë që mbështeste sulmin.
Mendoj se deklarata e Sylvinhos ishte totalisht e gabuar.
Një trajner nuk mund të thotë kurrë që ne nuk e prisnim që Çekia të luante aq fort sikur do të ishim Brazili.
Kjo është një gjë shumë e rëndë që një trajner futbolli mund ta thotë.
Për më tepër që pas tij e tha edhe kapiteni Hysaj.
Pra praktikish ne presim që ekipet kundërshtare të zbresin në fushë me shapka dhe ne të luajmë futboll sepse kshu i bie e kundërta e një deklarate të tillë.
