FOTO/ Notarja paraguajane që u përjashtua për sjellje të papërshtatshme nga Olimpiada e Parisit, hap faqe në OnlyFans…
Ata që ndoqën Olimpiadën e Parisit ndoshta do të kujtojnë një notare nga Paraguaji që u dëbua nga Fshati Olimpik.
Ishte Luana Alonso, një notare 20-vjeçare nga Paraguaji që e kaloi kufirin dhe udhëtoi nga vendi i saj për në Paris për të realizuar ëndrrën e saj.
Vajza mori pjesë në garën eliminatore në 100 metra flutur, por nuk u kualifikua për në gjysmëfinale. Menjëherë më pas, ajo u përjashtua nga Fshati Olimpik.
Të dielën, më 4 gusht, drejtoresha e përgjithshme e Komitetit Olimpik të Paraguajit, Larissa Sherer, lëshoi një deklaratë, në të cilën tha se prania e notares, Luana Alonso, ndikon negativisht tek bashkatdhetarët e saj, si rezultat i së cilës 20-vjeçarja u largua nga shtëpia ku jetonin të gjithë së bashku.
Më vonë Daily Mail shkroi se ajo po shëtiste nëpër Fshatin Olimpik me rroba provokuese. Shumë folën për sjelljen e papërshtatshme të vajzës. Ajo deklaroi se nuk ishte përjashtuar dhe njoftoi tërheqjen e saj nga noti.
Me një postim të ri, ajo ka falenderuar fansat e saj për arritjen e 1 milion ndjekësve në Instagram: “Çfarë! 1 milion ndjekës. Nuk mund ta besoj, mund të ketë ndodhur në një mënyrë që nuk e doja, por dua t'ju falënderoj të gjithëve që më keni mbështetur".
Olympics swimmer Luana Alonso has been REMOVED from the athletes village for creating an 'inappropriate environment' ???? pic.twitter.com/wKRYlpPVkh
— Mail Sport (@MailSport) August 5, 2024
Luana Alonso, e cila e dinte se nuk kishte fat në not, vendosi të përfitonte nga 1.1 milionë ndjekësit e saj dhe hapi një faqe në OnlyFans, të cilën e promovon vazhdimisht ditët e fundit në Instagram.

Alonso shkroi për OnlyFans: “Ish-notarja juaj e preferuar është këtu. Ju premtoj se nuk do të pendoheni." Për t'u regjistruar duhet të paguani 35 dollarë në muaj dhe për një paketë 6 mujore shumën prej 136 dollarë.
Ajo tashmë ka ngarkuar 17 foto dhe 8 video.

