Sfida me Gjeorgjinë/ Ismajli: Kemi ardhur për tre pikë, do dalim më të bashkuar nga ky grup
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2024, 15:48
Trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi i Kombëtares Ardian Ismajli kanë dalë në konferencën para mediave sot para ndeshjes ndaj Gjerogjisë që luhet ditën e nesërme.
I pari që foli për mediat ishte Ismajli, i cili u shpreh se Shqipëria ka ardhur në Gjerogji për tre pikët.
“Përshëndetje të gjithëve. Ne kemi ardhur këtu për tre pikë dhe ne fitorja na mban.
Pa diskutim do dalim më të bashkuar nga ky grup.
Kur e shikon ndeshjen se si kanë rrjedhur me Gjeorgjinë nuk e kemi e merituar, por siç e thash do punojmë për të marrë 3 pikët që duhen.
Besoj që do ja dalim ndeshjen e nesërme sepse grupi është ai që e bën ndeshjen”, tha Ismalji ndër të tjera.
