''Patëm një rrugëtim të vështirë prej 4 orësh nga Praga'', Sylvihno: Për formacionin ndaj Gjeorgjisë do vendosim nesër

Trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi i Kombëtares Ardian Ismajli kanë dalë në konferencën para mediave sot para ndeshjes ndaj  Gjerogjisë që luhet ditën e nesërme.

Sylvinho u shpreh se vendimin për formacionin do e marrë nesër  pasi sipas tij Kombëtarja pati një rrugëtim të vështirë prej 4 orësh nga Praga. 

“Ai është një lojtar shumë i mirë, shumë i madh, por siç e kemi thënë Gjeorgjia ka një skuadër të fortë, të organizuar shumë mirë, ka lojtarë me cilësi teknike dhe fizike.

Kështu që secili nga lojtarët në fushë duhet të ketë cilësi dhe të kujdesemi.

Ne e njohim Gjeorgjinë si ekip, por secili nga lojtarët që futet në fushë do të jetë i rëndësishëm.

Ne kemi shpenzuar shumë energji në ndeshjen e kaluar, do të jetë kjo një ndeshje e vështirë, do jetë dhe kjo një ndeshje e vështirë, por ne nuk e dimë ende se me cilët lojtarë do të luajmë.

Kemi pasur një rrugëtim të vështirë, nga Praga 4 orë.

Kështu që nesër do të marrim një vendim. Kemi lojtarë që u besojmë 100% për tu futur në fushë”, tha ndër të tjera Sylvinho.