Serbët nuk ndalen, vazhdojnë skandalet në stadium për Kosovën

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës prodhoi një skandal në shkallët e stadiumit. Gjithçka nisi në orën 20:45 për Ligën e Kombeve dhe prej atëherë nuk janë ndalur koret raciste kundër Shqipërisë dhe “Kosova është Serbi”.

Po ashtu, vihet re se sa herë që Granit Xhaka prek topi ka vërshëllima dhe ofendime ndaj lojtarit. Dhe pse supozohet të jetë ndeshje futbolli në Leskovac, ultrasit serbë vazhdojnë me ofendimet dhe koret raciste, ndërsa përballë kanë Zvicrën.

Stjuardët kanë provuar të heqin flamujt provokues me urdhër të UEFA-s, megjithatë asgjë nuk ka ndryshuar. Stadiumi është i mbushur me simbole kundër Shqipërisë dhe Kosovës.