''Krenar që përfaqësoj vendin tim'', Zhegrova reagon pas rikthimit me gol dhe fitore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Tetor 2024, 19:39
Pesë gola dhe tre asiste.
Ky është bilanci personal i Edon Zhegrovës me përfaqësuesen e Kosovës.
Pas problemeve me Federatën, mesfushori ofensiv u rikthye në fushë në transfertë kundër Lituanisë.
Dardanët fituan 1-2 dhe Zhegrova shënoi një gol të shkëlqyer në ndeshjen e vlefshme për Nations League.
25-vjeçari duket sërish i lumtur dhe i kënaqur që vesh fanellën e Kosovës.
Pas triumfit, ai ka reaguar me një postim në Instagram, ku u shpreh i gëzuar për golin duek theksuar se është krenar që përfaqëson Kosovën.
“Bravo për ekipin për fitoren e marrë.
I lumtur që kam shënuar një tjetër gol dhe krenar që përfaqësoj shtetin tim”, shkruhet në postimin e publikuar nga Zhegrova.
Le të zgjasë sa më shumë kjo lidhje emocionale, sepse vetëm gola prodhon.
