RENDITJET/ Serbia mund Zvicrën mes thirrjeve antishqiptare, Portugalia “likuidon” Poloninë

Liga e Kombeve zhvilloi disa nga ndeshjet e xhiros së tretë. Serbia fitoi 2-0 ndaj Zvicrës, në ndeshjen e luajtur në Leskovas.

Një autogol i Elvedit dhe Mitrovic vendosën takimin, ndërsa Helvetët nuk realizuan dot nga pika e bardhë e penalltisë me Embolo.

Titullar në këtë takim ishte Granit Xhaka, teksa në stadium gjatë gjithë ndeshjes janë dëgjuar thirrje anti-shqiptare apo janë parë edhe flamuj provokues.

Në ndeshjet e tjera, Spanja mundi 1-0 me Danimarkën falë golit të Zubimendit. Portugalia triumfoi 1-3 ndaj Polonisë.

Luzitanët realizuan me Silvan dhe Ronaldon, sakaq vlen të theksohet edhe një autogol i Bednarek. Për polakët, goli i vetëm i tyre erdhi nga Zielinski.

RENDITJET/ Serbia mund Zvicrën mes thirrjeve antishqiptare, Portugalia