Ç’kodifikohen mesazhet e 7 tetorit në protestën e opozitës: E keqja ka një emër!

“E keqja ka një emër”. Zbulohen thirrjet e Partisë Demokratike për qytetarët për protestën e 7 korrikut.

Gazetari i "Ora News" Isa Myzyraj  thotë se më mesazhet për qytetarët PD në 13 pika PD thërret në protestë qytetarët duke shkruar se: “Mospajtimi me të keqen fillon nga kryeministria dhe shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranë”!

PD thotë më tej se: “Një njeri i vetëm, Edi Rama, ka grumbulluar çdo pushtet në duart e veta. Ka asgjësuar zgjedhjet e lira, përmes patronazhistëve, frikësimit dhe blerjes masive të votës”, ndërsa renditen një e nga një pakënaqësitë e PD me qeverinë e Ramës.

“Edi Rama ka bllokuar prej 11 vitesh reformën zgjedhore”, thuhet në mesazh, ndërsa vijohet me: “Mohimi i së drejtës për Qeveri asnjanëse Teknike për zgjedhjet e ardhshme, synon deformimin e vullnetit të gjyqtarëve dhe pengimin me forcë të rotacionit politik Edi Rama përdor Parlamentin, drejtësinë dhe mediat për të ruajtur pushtetin personal”.

Aty përmenden edhe moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën, mbajtja e Berishës në arrest, burgosja e Ervin Salianjit, arrestimi i Fredi Belerit.

Në thirrje përmendet edhe SPAK ku thuhet: "SPAK amniston të gjitha aferat korruptive ku gjendet firma e Edi Ramës ose ku ai është përfitues".

Vijohet me: “Për interesa mafioze dhe antishqiptare Edi Rama shpalli ne OKB Shtetin Islamik Bektashi në Tiranë”.

SPOTI I PROTESTES SE 7 TETORIT