Meta publikon VIDEON: Të shpresojmë të mos kemi përmbytje në rrugët e Tiranës!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa ka publikuar një video shqetësuese ku shfaqen ujëra të rrëmbyeshëm në zonat malore të kryeqytetit.

Nisur nga këto pamje në mesazhin e tij, Meta uron që të mos ketë përmbytje në Tiranë.

"Të shpresojmë të mos kemi përmbytje në rrugët e Tiranës!", shprehet Meta.