Tunel sekret në Parlamentin shqiptar? Dashnor Sula: Ja si u fut sot në sallë Elisa Spiropali
Pas djegies së karrigeve ditën e hënë, depuetët e opozitës zgjodhën të digjnin manekinët me porteret e politikanëve të PS të cilët ata i akuzojnë se vëllezërit e tyre janë të përfshirë në trafikun e drogës.
Kjo seancë pleanare u shoqërua me debate dhe përplasje të forta fizike mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.
Deputetët e përjashtuar të PD, së bashku me kolegët e tyre, bllokuan këtë të enjte hyrjet e parlamentit, duke penguar socialistë të hyjnë në sallë.
Përplasjet u përshkallëzuan deri në konfrontime fizike mes deputetëve të të dy kampeve politike.
Por socialistët hynë më pas nga dyert dytësore dhe seanca plenare nisi me vonesë.
Gazetari Ardit Hoxha tha në "Now me Erla Mëhillin" se momenti më interesant ishte taktika që përdorën deputetët e Partisë Socialiste për të hyrë brenda ambienteve të Kuvendit.
Sipas tij, vëmendja u mor nga kamerat dhe nga deputetët demokratë në momentin kur hyri makina e eskortës së kryeparlamentares Spiropali, kohë kjo kur socialistët përfituan dhe u larguan përmes një hyrje që përdoret nga Shërbimet e Brendshme të Parlamentit.
Gazetari Hoxha sqaroi se gjatë kësaj kohe, Spiroplai kishte përdorur një rrugë sekrete nga një qendër tregtare drejt Kuvendit.
“Momenti kur grupi i Partisë Demokratke ishin të përqëndruar në hyrjen e pasme të Kuvendit, nga ku hyn kryeministri, kryetarja e Parlamnetit dhe ministrat, për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve u afrua eskorta e zonjës Spiropali. Gjithë kamerat, deputetët shkuan aty, ndërkohë që deputetët e Partisë Socialiste shfrytëzuanmomentin dhe hynë nga një derë sekretet që përdoret nga shërbimet e brendshme. Zonja Spiropali ishte brenda në atë moment sepse ishte future nga një qendër tregtare aty afër,” –tha gazetari.
Më tej, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në vijim të fjalës së gazetarit, pohoi se Spiropali ka përdorur një “tunel sekret” për të mbërritur në Kuvend.
“Ka bërë tunel të nëndheshëm, janë tunele për rrezik armiku. Mund të jetë sipër ose jo, por ka tunele sekrete. Nëpër tunele po ikin ata, ne rrimë jashtë,” –u shpreh Sula.


