Dedaj: Opozita në një barkë që po bombardohet nga të gjitha fontet, nuk ofron alternativë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2024, 21:27
Në emisionin “Drejt” nga Luan Rama, analisti Reldar Dedaj tha se opozita do të hipë në një barkë që po bombardohet nga të gjithë frontet.
Dedaj: Sot është shumë e drejtë revolta e opozitës. Por mazhoranca nuk lëviz, sepse opozita do të hipë në një barkë që po bombardohet nga të gjithë frontet. Kanë vrarë kapitenin e anijes dhe pretendojnë se duna të shkojnë në bregun tjetër.
Qytetarët janë dinjitozë në revoltën e tyre dhe 1/3 e qytetarëve e kanë braktisur këtë vend. Qytetarët e kanë bërë revoltën e tyre me braktisje. Pse kemi këtë qasje opozite? Kanë një retorike denoncuese dhe nuk ka alternativë.