Sfidat e të rinjve në politikë/ Ulliri: Është sfiduese, debatet dhe zhurma politike janë prezente

E ftuar ditën e sotme, në studion e lajmeve në "Ora News", ishte deputetja e PD, Andia Ulliri, për të folur për sfidat e të rinjve në politikë.

"Të rinjtë në politikë janë një grup që duhet të luftojë pak më shumë për zërin e tyre. Partitë politike në Shqipëri kanë strukturat e tyre që bëjnë të mundur që zëri i të rinjve të dëgjohet dhe ata të kenë zërin e tyre, jo vetëm në strukturat e partisë por ndonjëherë edhe si përfaqësues të qytetarëve siç është edhe të qenurit deputet në rastin tim. Mendoj që të rinjtë dhe politika janë diçka dinamike, sepse të rinjtë janë të zjarrtë për vizionin që ata kanë për vendin e tyre, për idealet që ata gëzojnë. Jo gjithmonë politika që ne shohim në Shqipëri e bën të mundur që ti këto ideale që ke ti vësh në zbatim, por e rëndësishme është që të rinjtë duhet të jenë ata që duhet ta bëjnë faktike që dëshira e tyre është të jenë aty, të japin zërin e modelin e tyre e të përcjellin mesazhin që sapo të rinjtë të jenë pjesë e politikës, politika do duhet të jetë e sforcuar që ti dsëgjojë këta të rinj e ti marr në konsideratë. Besoj se ka akoma nevojë të bëhet pak më shumë punë.

Politika është sfiduese. Në momentin e parë që je i ri shohim raste të tipit, ku ndonjëherë nuk ka rëndësi mosha por ka rëndësi pikënisja jote. Unë dhe kolegët e mi që kemi qenë me mandat të parë, pavarësisht moshës kemi pasur të njëjtat sfida. Nëse një person është i angazhuar politikisht, i beson disa idealeve, ndonjëherë edhe ajo rryma politike nuk të merr aq me vete sa mund të pretendojnë. Ideja e çdo qytetari që kam takuar është: Është e re, akoma nuk është përlyer", tha Ulliri.