Agostini: Opozita me aktet radikale nuk po prodhon vota, duhet të zbresë në bazë për vendime
Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetarja Sonila Agostini tha se opozita është infektuar nga sjella e mazhorancës në këto 11 vite dhe ka marrë sëmundje të mazhorancës në raport me mungesën e sinqeritetit me elektoratin
Agostini: Opozita është infektuar nga sjella e mazhorancës në këto 11 vite dhe ka marrë sëmundje të mazhorancës në raport me mungesën e sinqeritetit me elektoratin. Demokratët duhet t’i kthehen elektoratit për vendimet që marrin duke zbritur në bazë dhe duke takuar njerëzit nëse ata janë dakord.
Veprime të tilla radikale nuk kanë prodhuar vota dhe mbështetje domethënëse në zgjedhje, këtu ka diçka që nuk shkon, fakti që opozita drejtohet në aktet radikale se nuk po i dëgjohet zëri dhe po dhunohet, pse nuk përkthehet retorika e tyre në vota?
