Ramaj: Precedenti “Salianji” shumë i rrezikshëm, goditet kundërshtari politik me gjykata
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2024, 21:41
Në “Drejt” nga Luan Rama, avokati Redi Ramaj tha se me precedentin Salianji që është vendosur një precedent shumë i rrezikshëm.
Ramaj: Është kuptuar një gjë me precedentin Salianji që është vendosur një precedent shumë i rrezikshëm. Kundërshtarin politik, kushdo qoftë ai, Salianji i PD-së, apo dikush tjetër, përdoren mekanizmat e pushtetit, për një denoncim publik, për të goditur kundërshtarin e tij politik.
Nuk përdor kuvendit apo votën, por përdor gjykatën për ta përjashtuar nga politika. Kjo situatë që ka ndodhur me Ervin Salianjin, do të jetë një problematikë shumë e madhe të ardhshmes për gjithë sistemin e drejtësisë. GJEDNJ për këto raste ka mbajtur qëndrime shumë të qartë për vepra shumë të vogla si shpifja dhe fyerja.
