Protesta e opozitës në 7 tetor, Drejtori i Policisë së Tiranës mbledh shefat e komisariateve

Pesë ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita në kryeqytet, drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga ka mbledhur shefat e komisariateve në një takim.

Takimi ka nisur në orën 13:00. Bizhga ka mbledhur të gjithë shefat e komisariateve të Tiranës dhe drejtues të tjerë për të diskutuar masat që pritet të marrë policia për protestën e 7 tetorit.

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie ka paralajmëruar një protestë kombëtare. Ndërkohë që nuk dihet se sa do të jetë numri i policëve që do të angazhohen për protestën.