Tensionet në Kuvend/ Kuçana: PD ka vendosur për mosbindje civile, opozitës nuk i ka mbetur rrugë tjetër

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana në një intervistë në Ora News u shpreh se PD dhe opozitës nuk i ka mbetur asnjë rrugë tjetër dhe se PD ka vendosur për mosbindje civile.

Kuçana: Sot ka patur një takim në Konfederatën e opozitës ku duhet të themi që të gjithë aleatët kanë rënë dakord për të pasur një mosbindje civile dhe një rrugë pa klthim pra drejt mosbindjes civile.

Ajo që ka ndodhur me deputetin Salianji është shumë e rëndë për demokracinë, është shumë e rëndë për minimin e ndarjes së pushteteve.

Kjo që ka ndodhur me Salianjin mund ti ndodhi kujtdo prej nesh.

Prandaj PD ka vendour për mosbindje civile dhe rrugë pa kthim.

Unë mendoj se PD dhe opozitës nuk i ka mbetur asnjë rrugë tjetër.

Duhet të përdori çdo mjet demokratik.

Ato janë reagime mëse normale.

PD ka pasur dhe do ketë marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA dhe BE.