Policia çon në SPAK pamjet filmike të Kuvendit dhe medieve për zjarrin e opozitës, për 15 ditë caktohet fati i deputetëve

Kamerat e sigurisë së kuvendit dhe materialet si audio dhe video i kanë shërbyer policisë së Tiranës për të përgatitur referimin në SPAK ndaj deputeteve të opozitës të cilët akuzohen shkatërrim prone dhe goditje për shkak të detyrës.

Pasi kuvendi ka mbyllur seancën plenare oficeret e policisë kanë zbarkuar në kuvet ku kanë kërkuar dëshmi dhe pamje filmike.

Nga materiali përcjellës është konkluduar që duke qenë se janë në cilësinë e deputeteve dosja të referohet me SPAK.

Ky organ që ditën e sotme ka marrë materialin zyrtarisht, do te përcaktohet me short prokurori që do të rishikojë referimin.

Brenda 15 ditëve prokurori i SPAK do të shikojë materialin dhe do te vendos nëse do ta procedojë me fillim apo mos fillim hetimi.

Nëse SPAK vendos që referimi i policisë të regjistrohet atëherë SPAK do të bëjë veprime konkrete hetimore nëse dosja ka kompetencë të hetohet dhe gjykohen ne GJKKO apo në prokurorinë dhe gjykatën e Tiranës.