TË GJITHË NË BURG! Deputetët zjarrvënës të PD-së paditen penalisht në SPAK. Ja akuzat ndaj tyre
Policia Tiranë njofton se: Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:
- Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;
- Gazmend Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;
- Bledion Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;
- Dhurata Çupi (T)., 51 vjeçe,
- Flamur Hoxha, 56 vjeç,
- Xhelal Mziu, 57 vjeç,
- Lefter Geshtenja, 52 vjeç,
- Agron Gjekmarkaj, 50 vjeç
- Ina Zhupa, 37 vjee,
- Lindita Mataliaj, 47 vjeçe,
- Dashnor Sula, 59 vjeç,
- Luan Baçi, 61 vjeç,
- Lodovik Hasani, 57 vjeç,
- Asllan Dogjani, 57 vjeç,
- Helidon Bushati, 51 vjeç,
- Erisa Xhixho, 39 vjeçe,
- Sorina Koti, 40 vjeçe,
- Sajmir Korreshi, 43 vjeç,
- Edmond Spaho, 66 vjeç,
- Kasem Mahmutaj, 62 vjeç,
- Vangjel Dule, 56 vjeç,
- Monika Kryemadhi, 50 vjeçe;
- Isuf Celaj, 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës", parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.
Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
ÇFARË NDODHI DJE NË KUVEND?

Ka zgjatur vetëm 25 minuta seanca plenare e pasdites së djeshme, e cila u shoqërua me përplasje të forta nga opozita.
Ndërsa kryeparlamentarja po njoftonte ndërprerjen e mandatit për deputetin e PD-së, Ervin Salianji, opozita shkaktoi kaos dhe tensione, ku nuk mungoi përplasja e deputetëve demokratë me Gardën e Republikës.
Në fjalën e saj, Spiropali tha se njoftimi duhet t’i bëhet KQZ.
“Njoftoj vakancën për shkak të zbatimit penal të formë3s së prerë ndaj zotit Salianji dhe të bëhet njoftimi pranë KQZ”, tha Spiropali.
Spiropali u shpreh se ishte konsultuar dhe për rastin e Ervin Salianjit, nuk ishte nevoja për të mbledhur Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve.
Ndërkohë që tensionet vijuan dhe brenda seancës, duke u përshkallëzuar në konfrontim me gardistët dhe goditjen me sende të forta.
Pasi u futën brenda Kuvendit, ku edhe gjuajtën me sende të forta, ata morën karriget dhe dolën jashtë, duke i vendosur zjarrin.
I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë djegie mandati, Bardhi u përgjigj “jo”. Ai që i dogji njëherë mandatet, - tha ai, - e bëri për t’u shmangur nga beteja.
“Karriget tona janë të qytetarëve, Edi Rama ka djegur parlamentin. Ne dorëzojmë karriget tona, duke i djegur të parët. Ne jemi për qytetarët dhe për interesin e qytetarëve. Djegien e mandateve e bëri kush e beri dhe ishte shmangie nga beteja. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë çdo moment”, tha Bardhi.
Pas deklaratave, deputetët e opozitës i vunë flakën karrigeve të tyre jashtë Parlamentit.
Menjëherë pas përplasjeve, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali e frikësuar njoftoi mbylljen e seancës së djeshme parlamentare.
Ky aksion i opozitës pati si arsyetim kryesor dënimin me burg të Ervin Salianjit, me Partinë Demokratike që ka paralajmëruar më herët përgjigje të ashpër kundrejt qeverisë.
“Aktet tuaja do të kenë pasoja, madje dhe do të shqyrtohen”, paralajmëroi Spiropali, e cila më pas mbylli seancën.
NË VIDEO GJITHÇKA NDODHI PASDITEN E DJESHME NË KUVENDIN E SHQIPËRISË




